“Mos dilni jashtë”/ Ѕtuhi e përmbуtje në Itali, autoritetet thirrje banorëve

Komuna e Krotonës (Crotone) në Itali ka dhënë alarmin në mediat sociale për shkak të një të ashtuquajture “bombë e motit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike me reshje të dendura të pasuara nga vërshime të befta uji.

Këto të fundit i kanë zënë njerëzit në befasi. Gjysma e qytetit është mbuluar nga një metër ujë, thotë shtypi vendas dhe situata në orët në vazhdim duket se do të vijë duke u përke qësuar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi “për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar operacionet e mjeteve të transportit”.

Për Kalabrinë u dha alarmi i kuq nga Mbrojtja Civile, pikërisht me qëllimin të kërkohet kujdes maksimal pas reshjeve të rrëmbyera të shiut.