




Këngëtarja shqiptare dhe njëkohësisht moderatore, Evi Reçi ka humbur sot njeriun shtrenjtë të familjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bën me dije se ka humbur gjyshen e saj,Aleksandra. Moderatorja ka postuar edhe një foto me gjyshen ku shfaqen të kapura dorë për dore, ndërsa i dedikon disa fjalë prekëse.





“Durrësi dhe Saranda nuk do të jenë më kurrë njësoj për mua. Nana duhet të prisje dhe pak. Unë e di që çdo pasdite më shihje në televizor dhe çdo koncert timin, por ne kishim akoma për të kërcyer vallet dhe të këndonim polifoninë e jugut.
Ja kështu dorë për dore do të kujtoj. Tek porti i Durrësit, aty ku nuk do më presësh më ti. Nana Aleksandra, do më mungosh shumë,” ka shkruar moderatorja.