LAJMI I FUNDIT: Gjуkata caktoi 30 ditë рaraВurgim për Muhamed Zekirin

Gjykatësi i i procedurës paraprake ka vendosur sonte që ta pranojë propozimin e Prokurorisë dhe t’i caktojë masën e para-Вurgimit tashmë ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, përcjell TV21. Gjykata Penale ka caktuar masën e para-Вurgimit prej 30 ditëve ndaj Zekirit.

“Me propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e K rimit të Organizuar dhe Korrupsion për caktimin e masës së para-Вurgimit ndaj personit për të cilin ekzistojnë dyshime të arsyeshme për vepër penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, gjyqtari i procedurës paraprake pas deklaratës së prokurorit të autorizuar dhe të dyshuarit, në prani të mbrojtjes së tij lidhur me propozimin, duke vlerësuar të gjitha faktet qe i janë bashkangjitur propozimit, ka vendosur qe te pranohet propozimi dhe të caktohet masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh” thuhet mes tjerash në vendimin e Gjykatës/TV21