




Marrëdhënia mes Filloretës dhe Mevlanit duket se nuk po shkon asgjëkundi pasi ai është në mëdyshje mes saj dhe Efit, njëherë thotë për njërën dhe njëherë për tjetrënFilloreta, e cila ka lënë gjithçka në Zvicër, është shprehur se ka ardhur në emision vetëm për Mevlanin.
Gjithashtu Arjan Konomi e ka këshilluar në lidhje me mënyrën se si duhet ta trajtojë një person kur bëhet fjalë për të krijuar diçka.Filloreta: A je në gjendje të lësh programin? Mevlani: Po jam kur të duash ti.





Jo se e kupton por kur më thua që nuk më intereson askush tjetër veç ti, unë i bëra si tip provokimi që mbylli ato rrjete sociale meqë je për mua, ajo më tha jo.Kujtojmë se Mevlani u bë i njohur sezonin e kaluar në Përputhen 2, ku madje doli edhe cift nga programi me Ledjanën, por lidhja e tyre zgjati shumë pak jashtë.
Edhe pse nuk pritej, Mevlani u rikthye sërish këtë sezon në Përputhen, ai erdhi në mes të sezonit, pikërisht në momentin që kishte humur interesi dhe audienca për këtë program.Krahas pjesëmarrjes në Përputhen, Mevlani vazhdon karrierën e tij muzikore, duke nxjerrë këngë të reja herë pas here, ku nuk kanë munguar as bashkëpunimet.