Ylli Limani prezanton gjyshen me Cristiano Ronaldon, reagimi i saj është epik (video)

Yll Limani është mjaft i njohur jo vetëm për baladat e tij të dashurisë por edhe për sensin e tij të humorit, dhe këtë gjë e tregon shpesh me postimet e tij në rrjetet sociale.

Kështu ka ndodhur së fundmi, ku ai ka realizuar një video për të qeshur me gjyshen e tij duke zhvilluar një “bisedë” me kamer me yllin e futbollit, portugezin Cristiano Ronaldo.Në fakt bëhet fjalë për një filtër të rrjeteve sociale, i cili mundëson realizimin e videove apo fotove me personazhe të njohur.

Këngëtari shqiptar është me gjyshen e tij, ndërsa dëgjohet ta “prezantojë” atë me futbollistin e njohur.“Hey çfarë po bën, si je. Bëja me dorë Ronaldos.

Gjysha”- ndërsa gjyshja e tij e përshëndet me dorë. Filtrat e Instagram-it përfundimisht bëjnë punë dhe për një këngëtar komedian si Ylli janë ideale.

Kjo video e Yllit po pëlqehet jashtëzakonisht shumë dhe po merr pafund komente dhe reagime pozitive, si dhe po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.Yll Limani është një nga këngëtarët më të mirë të momentit dhe hitet e tij pëlqehen nga të gjithë, jo vetëm në këgët që sjell vetë, por edhe në tekstet dhe këngët që bën për të tjerët.