




Aktori shumë i dashur për publikun, Florjan Binaj është treguar gjithnjë i kujdesshëm që jetën e tij private ta mbajë larg vëmendjes mediatike, ndonëse fotot me fëmijët dhe Sadinën përbëjnë gjithmonë interes për ndjekësit. Kjo e fundit i ka dedikuar ditën e sotme një urim shumë të ndjerë me rastin e 18-vjetorit të tyre së bashku. Mamaja e tre fëmijëve ka zgjedhur fjalë më të ëmbla për të uruar partnerin e saj, nga të cilat kuptojmë se dashuria e tyre vijon të mbetet po aq e bukur dhe e madhe sa në fillim
“Sit sot 18 vite më parë u kapëm dorë për dore për të ecur në rrugën e jetës bashkë. Kemi kaluar ditë të bukura, të paharruara, momente të vështira, kemi qarë e qeshur bashkë, në të mirë e në të keqe bashkë.





Faleminderit që je kështu siç je, një njeri me zemër të madhe e të veçantë, një njeri me zemër qelibar! Faleminderit që çdo ditë të jetës time më fal dashuri, ngrohtësi! Faleminderit që më bën të lumtur dhe kur dua të qaj!
Faleminderit që je mburoja jonë! Të duam pafund, Sadina, Krena, Glauk dhe Vjosa zë’ëmbla,” – shkroi ajo në Instagramin e saj bashkëngjitur me një foto të gjithë familjes.