




Ina Kasimati njihet tashmë si mësuesja që nuk u dorëzua kurrë në betejën me kan cerin.
Megjithatë, edhe pse kanë kaluar shumë kohë, sëmundja iu rishfaq sërish. Në këtë periudhë të vështirë, Ina ka kërkuar ndihmë për të mundësuar një analizë, e cila mund të kryet vetëm jashtë vendit.
Duke folur për ABC mësuesja e biologjisë ka treguar se si ju rishfaq ka nceri i gjirit.
“Pata një ngarkesë shumë të madhe këtë vit në shkollë dhe lodhje, stres, tiroidet. Kam shkuar kam bërë analizat me besim të plotë, sepse një javë kam shkuar në protesta përpara kryeministrisë. Kam shkuar në shkollë kam dhënë mësim, madje kam kërkuar që të hapen dritaret që të hynte ajri. Madje, kam organizuar edhe ditën e Tokës. Së fundmi, kam dhënë edhe provimin e anglishtes.





Kur çoja djalin në shkollë dhe mbaja çantën ndjeja një dhimbje, aty po e ndjeja. Derisa bëra analizat, dola me ujë në mushkri. Kontaktova me vajzë e dajës të cilën e kisha mjeke dhe më dërgoi për të bërë një ekografi”.
Më tej, Ina falenderoi nxënësit e saj të cilët kanë hapur një llogari dhe e kanë bërë rastin mediatik menjëherë.
“Nxënësit e shkollës më kanë befasuar, të gjithë ata që më njohin dhe nuk më njohin, kanë mbledhur fondet. Tani jam në një situatë që një analizë nuk bëhet këtu sipas mjekëve, bëhet jashtë. Unë jam një nënë që kam dy fëmijë, i vogli është 9 vjeç dhe ka nevojë për mua spse është krejt i vetëm në këtë botë. Prandaj nuk duhet të heq dorë”.