Fevziu i numëron vjedhjet te inceneratorët, Rama e injoron, çohet dhe bën muhabet me publikun (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Opinion, ka shmangur pyetjet në lidhje me aferën e inceneratorëve ku janë vjedhur miliona euro.

Ndërsa Fevziu fliste, Rama është çuar në këmbë dhe ka nisur të bisedojë me punlikut.

“Ça bëtë, si jeni? I keni marrë ato lekët e Paketës së Rezistencës?”, pyet Rama.

Ndërkohë që Fevziu i kërkon të ulet, kreu i qeverisë i thotë se do të bëjë muhabet me publikut nëse vazhdon të flasë për atë që ai e quan propagandë.

Ndërsa Rama ishte duke biseduar me një pensioniste, gazetari i shkon pranë, nxjerr lekët nga xhepi dhe pyet Ramën se çfarë mund të bëjë ajo me 75 mijë lekë të vjetra pension.

Rama sërish refuzon të përgjigjet, duke i thënë se po bën propagandë./albeu.com