




Një n gjarje e r ëndë ka ndodhur në fshati Sellcë të Tetovës, raporton TV21.
Biri ka v r arë nënën e tij me s ëpatë.
Siç njoftoi zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, Fatmir Rexhepi rasti është paraqitur në polici sot, në ora 8 të mëngjesit.
Policia tashmë ka a rres tuar birin 45-vjeçar me iniciale U.D.





“Është arre stuar U.D. i cili paraprakisht ka kryer v ra sjen ndaj nënës së tij 73-vjeçare, N.D.”, tha mes tjerash Rexhepi.
Trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.
45 vjeçari U.D me vite të tëra është trajtuar në Spitalin Psikiatrik në Shkup, nga ku është larguar vet një muaj më parë.
“Bëhet fjalë për pacient që trajtohet në spitalin psikiatrik që nga viti 2009,. Trajtimi në fillim ka qenë me ndërprerje, ndërsa nga viti 2017 në kontinuitet deri më 21 Shkurt, të këtij viti ka qenë pacient në kontinuitet që është trajtuar tek ne. Fjala është për diagnozë të pashërueshme dhe që ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm. Pacienti e ka lëshuar vetë spitalin në 21 shkurt të vitit 2022. Shërbimet tona kanë vënë kontakt menjëherë me vëllain e tij i cili ka dhënë informatë se pacienti ndodhet në shtëpi dhe ka kërkuar që pacienti të mbetet në shtëpi dhe atë ditë shërbimet tona kanë bë ç’lajmërim të pacientit”, tha Qamil Kovaçi, Drejtor i Spitalit Psikiatrik Shkup.
Rasti i Sellcës, është i dyti me radhë ku pacientë të lëshuar nga spitali psikiatrik suImojnë familjarët, pas atij të dy viteve më parë që ndodhi në Gostivar.