Armina Mevlani: Вurri duhet të рunojë të ѕjellë lekët, unë të rris fëmijët në shtëpi

Blogerja Armina Mevlani është përmendur ditët e fundit në media për shkak se u përfshi në një aksident me mjetin e saj luksoz tip Audi Q5 të bardhë.

Por deklaratat e saj të fundit kontravese dhe debat-ngjallëse e kanë vënë në qendër të vëmendjes Mevlanin, e cila përflitet në mediat rozë kryesisht për lidhjen me Shkëlzen Berishën, të birin e kryeministrit Sali Berisha.

Teksa në emisionin ku ajo është moderatore po diskutohej tema “Kush duhet t’i mbajë lekët në shtëpi, burri apo gruaja”, blogerja u shpreh se ajo është grua tradicionale dhe burri është ai që duhet të sjellë lekët në shtëpi.

“Unë jam tradicionale, burri duhet të punojë të sjellë lekë, unë të rris fëmijët në shtëpi, t’u përkushtohem atyre”,- deklaroi Mevlani në studio, e cila u kundërshtua nga moderatoret e tjera.