




Rusia nuk do të jetë më pjesë e Këshilliy të të Drejtave të Njeriut.
Kjo pas votimit të Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.Ky vendim erdhi me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenim.
Për pezullimin e Rusisë nga ky këshill duheshin 2/3 e votave.
Menjëherë pas vendimit, kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter, duke thënë se “pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB është një refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë“.





Rama shtoi se “rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus është lajm i mirë për rajonin“.