




Një vajzë, e cila pritet që të bëhet nënë së shpejti e ka quajtur bashkëshortin e saj “idiot” pas sugjerimit të emrit për fëmijën e tyre. Një 35-vjeçare tha për mediat e huaja se ajo dhe burri i saj 37 vjeç, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Ata ende nuk e kanë zbuluar gjininë e foshnjës, por nuk kanë rënë dakord për emrin. Gjyshi i burrit të saj, të cilin ai e kishte “idhull” ka ndërruar jetë së fundmi dhe për këtë arsye 37-vjeçari ka sugjeruar që t’i vendosin emrin e gjyshit fëmijës.





“Bashkëshorti im ka sugjeruar që t’i vëmë fëmijës emrin e gjyshit. Theodore nëse është djalë, Theodora nëse është vajzë. Sido që të jetë, shkurt do quhet Teddy, ose Theo/Thea”-tha ajo.
Mirëpo, sipas vajzës, problemi qëndron kur emri bashkohet me mbiemrin.
“Çështja është se mbiemri ynë është Bounde, shqiptohet bun-dee”-shpjegoi ajo.
“E pyeta burrin tim, a nuk sheh me të vërtetë ndonjë problem në emërtimin e fëmijës tonë Teddy Bounde? Emri lidhet me vrasësin serial famëkeq, Ted Bundy”-tha ndër të tjera 35-vjeçarja.





Por, bashkëshorti i saj me sa duket nuk e ka problem që emri i fëmijës do jetë i ngjashëm me emrin e vrasësit serial famëkeq, Ted Bundy.
“Unë i thashë atij se duhet të mendojë se si do të dukemi tek njerëzit, por ai ende mendon se thjesht e urrej gjyshin e tij. Ai këmbëngulte për emrin dhe unë shpërtheva dhe e quajta idiot.”- u shpreh e reja.