




Një grua e moshuar në një fshat afër Kievit vodhi municione nga ushtarët rusë ndërsa ata ishin duke fjetur gjatë okupimit.
Gruaja më pas e fshehu plaçkën në një kasolle dhe më vonë ua dorëzoi ushtarëve ukrainas, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, duke cituar një video të postuar në Telegram nga këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko, transmeton Reporteri.net.





Gruaja e moshuar tha se nuk kishte frikë kur forcat ruse hynë në fshatin e saj Peremoha dhe vendosën t’i “çarmatoste” duke u dhënë municionin e vjedhur ushtarëve ukrainas.