Ramëѕ i vjen njoftimi i rëndëѕiѕhëm nga Gjermania, ditën e hënë do të…

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz do të presë kryeministrin shqiptar Edi Rama për një vizitë në Kancelarinë Federale të Gjermanisë, ditën e hënë, në datën 11 prill në orën 18:00.

Në bisedime do të përshihen çështje të ndryshme të cilat fillojnë që nga reagimi i përbashkët ndaj agresionit rus duke qenë edhe aleatë në NATO. Në vijim të diskutimeve të këtij takimi, do të jetë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pas një diskutimi fillestar mes kancelari Olaf Scholz dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama më tej është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.