




Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka publikuar rezultatet përfundimtare të Këshillimit Kombëtar, ku kanë dhënë opinionet e tyre 563.195 qytetarë.
Këtu përfshihen ata që kanë dhënë sondazhin online përmes E-Albania, por edhe ata të tjerët që e kanë plotësuar në cadrat e vendosura në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë.





Duke iu referuar pyetjes për legalizimin e k anabisit mjekësor, Rama deklaroi se Shqipëria do të legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor, duke shtuar se 61% e qytetarëve kannë qenë pro kultivimit.61% e qytetarëve janë shprehur pro kultivimit të kanabisit mjekësor.
Si do të proocedoni ju marrë parasysh dhe historikun që ka Shqipëria me kanabisin? Kjo ishte një nga pyetjet që iu bë Ramës nga gazetarët“Ne do të procedojmë ashtu siç u shprehën qyterarët do të legalizojmë k anabisin për përdorim mjekësor. Do të hapim një front ë ri punë dhe rritjeje ekonomike, përveçse edhe rritje në aspektin teknologjik.





Çfarë qytetarët kanë thënë ajo do të bëhet, nuk diskutohet”, tha Rama.Gjithashtu, Rama tregoi se 59% e shqiptarëve janë pro “Ballkanit të Hapur”. “59% është një mbështetje shumë e fortë pavarësisht se për të tjerat ka mbështetje më të forta.
Procesi ka ndodhur me atë interferencë që thash dhe sigurisht që lufta që nisi Rusia ndaj Ukrainës ka pasur impakt psikologjik, edhe për shkak se u bë një zhurmë e madhe lidhur me Korrelacionin mes luftës dhe pozicionit të Serbisë”, tha Rama.