




Një grua shpenzoi 19,000 £ për të klonuar macen e saj të ngordhur, sepse besonte se kafsha ishte shpirti i saj binjak. Kelly Anderson, 32, nga Teksasi, ishte e vendosur të kthente macen 5-vjeçare Chai, që vdiq në vitin 2017.
Gjatë një emisioni televiziv ajo tha se Chai ishte shpirti binjak i saj. Biologjikisht macja e saj e re Belle është pjesë e Chai sepse ata ndajnë të njëjtën ADN për shkak të procesit të klonimit që kushtoi 25,000 £ (19,100 £).
Belle erdhi në jetën time vetëm vitin e kaluar. Padyshim që ia vlejti pritja.





Anderson pranoi se ndërsa ata duken njësoj, personaliteti i Belle është “krejtësisht i ndryshëm”. Ajo shpjegoi:
Nuk e prisja kurrë që ajo të ishte Chai, nuk doja që ajo të ishte Çai. Është një pjesë e Chai-t dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për mua, që mund të mbaj një pjesë të saj.