Hoxhë Ahmed Kalaja: Muaji i Ramazanit është koha më e mirë për t’iu lutur Zotit, ja çfarë të plotësohet

Hoxhë Ahmed Kalaja tha sot lutja është momenti kur njeriu i përgjërohet Zotit dhe se koha më e mirë për lutjet, është Muaji i Ramazanit.

Ai u shpreh në një intervistë në “Ora News” se njeriu që i lutet zotit ose do të marrë atë që kërkon ose do ta mbrojë zoti nga një keqe, ose do të marrë shpërblimin në botën tjetër.

Ahmed Kalaja: Lutja është ai moment kur njeriu i përgjërohet Zotit . Njeriu e tregon dobësinë e tij para zotit. Njeriu aty e kupton se nuk ka gjë të pamundur për Zotin sado e madhe të jetë ambicia dhe halli i njeriut. Lutja thotë profeti është adhurim më i madh i zotit. Kur themi fjalën e Kur’anit ne kemi një lidhje direkt e me zotin e gjithësisë.

Zoti thotë për diçka bëhu dhe bëhet. Zoti është i plotfuqishëm dhe rregullat që ka vendosur mund t’i orientojë kudo.

Prandaj njeriu që është duke u lutur kurrë nuk humb gjë. Njeriu që i lutet zotit ose do të marrë atë që kërkon ose do ta mbrojë zoti nga një keqe, ose do të marrë shpërblimin në botën tjetër. Koha më e mirë për t’i dëgjuar zoti lutjet është Ramazani.