Kivanç Tatlitug do t’i vendosë djalit emrin e një prej roleve të tij!

Aktori i njohur turk Kıvanç Tatlıtug dhe partnerja e tij Başak Dizer, të cilët u martuan në Paris në vitin 2016, shumë shpejt do të marrin epitetin prindër. Çifti do të bëhet me djalë.

Tashmë është bërë e ditur se si do të quhet djali i Kıvanç Tatlıtug dhe Başak Dizer. Ata kanë vendosur ta quajnë djalin Kurt Efe, shkruajnë mediat turke.

Pretendohet se Tatlıtug, i cili i dha jetë personazhit të “Kurt Seyit” në serialin televiziv “Kurt Seyit ve Şura” në vitin 2014, u frymëzua për emrin e djalit nga roli i tij në këtë projekt.

Tatlıtug, i cili prej disa kohësh është larguar nga ekranet televizive dhe do të shfaqet së shpejti me një projekt në një platformë dixhitale, ka jetuar qe një kohë në Bodrum me gruan e tij, ndërsa tashmë kur lindja po afrohet ata janë kthyer në Stamboll./21Media