




Jam këtu larg në Gjermani, i vetëm, me familjen e ngushtë, por prap vetmi, zvetni, dhe nuk e di se çka na pret.
Ikëm për një jetë më të mirë, pas gojëdhënave e muhabeteve se Gjermania është xhenet, me tana të mirat. U futëm në filma dhe s’ka kush që e ndal këtë turr pa krye.
Por, nuk është ajo Gjermania e babës, që ndryshe ishte dhe kishte. Një Gjermani ku kishte vlerë marka, jeta dhe shoqëria.





E sot çka… Edhe Gjermania një botë e ngjajshme ku mezi mbijeton ne atë sistem që të mban rob dhe njeri të programuar, me një sistem që të mban në kollosek dhe nuk di se çka të bësh tjetër.
Gjermania e euros që ta rëndon jetën, dhe unë si një “ausllander” i shkuar edhe me pak shkollë e zanat, prap jam për ta një “ausllanda…”.
Po mendoj dhe brengosem për fëmijët mi që nuk di se çfarë fati do kenë në këtë shtet që s’të le me vuajt për nje kafshate buke, por edhe që të siguron ndoshta një jetë më të mirë nëse ke synime.





Fëmijët veç kanë nis mos me ndje tokën ku u linda, e ma shumë ndikoi pandemia. Ne jetuam fëmijërinë tonë, pa shumë hjeka, të lumtur, me begati e ngrohtësi familjare, edhe më e keqja nën robëri.
Kam shumë për të thënë…Zoti hajër e boftë!
*letër dërguar nga një mërgimtar që dëshiron të mbetet anonim