




Ndonjëherë të jesh i bukur, është mirë, por është edhe keq. Profesori i matematikës Callum Flanagan, 32 vjeç, rrëfen se ka disa kohë që nuk ka të dashur. Dhe e gjitha kjo, sipas tij vjen ngaqë duket shumë i bukur për të qenë i vërtetë.
Profesori nga Windsor, Kanada, është përpjekur të njohë dikë përmes Tinder, por jo gjithçka ka shkuar siç ka dëshiruar ai. Ai ka provuar dhe në rrjetet e tjera sociale, por prapë s’ka arritur gjë.“Shpesh herë pamja e jashtme më pengon për të gjetur një partnere. Më pyesin shpesh nëse jam real, gjë që ndoshta tingëllon pak arrogante, por mendoj se është më shumë tregues i asaj që shumica e grave presin nga burrat këto ditë”- tha ai për The Sun.Ai shton se shumë gra mendojnë se po gënjen.





“Ndonjëherë më akuzojnë se postoj foto të të tjerëve. E kuptoj që shumë kanë hasur në shumë mashtrues në Tinder, por nuk ka asgjë të rreme në profilin tim.Njerëzit thonë je shumë i bukur, shumë i mirë për të qenë i vërtetë.
Kam shumë foto në Tinder, gjë që mendoj se është mjaft shqetësuese për gratë”- thotë 32 vjeçari.Tani profesorit i ka mbetur të ndryshojë pamjen dhe të bëhet i “shëmtuar” që të gjejë dashurinë e jetës, se ndryshë vështirë e ka me gjithë ketë bukuri që posedon.