Një muaj pasi evakuoi stafin, Turqia rihap ambasadën në Kiev

Turqia e ka rikthyer ambasadën e saj në Kiev të Ukrainës, pas muajin e kaluar evakuoi stafin për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Përparimi i trupave ruse drejt Kievit bëri që Turqia muajin e kaluar të zhvendoste ambasadën e saj në Çernivtsi, qytet në afërsi të kufirit me Rumaninë.

“U desh që përkohësisht të zhvendosnim aktivitetet tona në qytetin Çernivtsi, që u bë qendra jonë logjistike”, tha Ambasada turke në Ukrainë përmes një postimi në Twitter.

“Prej sot, ne do të kthehemi në Kiev, në shtëpinë tonë”.