“Ne e dimë se çfarë do të thotë Rusia”, Zelensky flet në Këshillin e Sigurimit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tani po i drejtohet takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork përmes videove, hera e parë që ai i drejtohet këshillit që kur Rusia pushtoi vendin e tij më 24 shkurt.

Zelensky po flet për atë që pa gjatë vizitës së tij dje në qytetin ukrainas Bucha ku u gjetën mbi 400 trupa civilësh të vrarë pas largimit të forcave ruse.

“Dje u ktheva nga qyteti ynë Bucha, i çliruar së fundmi nga trupat ruse jo shumë larg Kievit. Nuk ka asnjë krim të vetëm që nuk do ta bënin. Ushtria ruse kërkoi dhe vrau me qëllim këdo që i shërbente vendit tonë.

Ata qëlluan dhe vranë gra jashtë shtëpive të tyre kur thjesht u përpoqën të thërrisnin dikë që ishte gjallë, ata vranë familje të tëra, të rritur dhe fëmijë dhe u përpoqën të djegin kufomat.”-tha Zelensky.