Рa emoсione dhe e ftohtë, nëna 35-vjeçare flet 5 orë рara hetueѕve рër νdekjeѕ e së bijëѕ: Aѕnjë…

Për pesë orë rresht, Roula Pispirigou, tregoi me ftohtësi versionin e saj të historisë së v dekjes të së bijës 9-vjeçare, Georgina, një ngjarje kjo që ka trοonditur opinionin grek dhe jo vetëm.

Sipas medieve greke, nëna në asnjë moment nuk u pa të “thyhet” para hetuesve grekë teksa fliste për ndarjen nga jeta të vogëlushes së saj.
33-vjeçarja për herë të parë u dëgjua të deshifronte fjalët “vajza ime, Georgina ime, fëmija im”, duke dashur kështu të marrë rolin e një nëne të dhimbsur.

Gjatë këtyre 5 orëve, Roula ka këmbëngulur sërish se nuk ka qenë ajo që e ka vrarë të bijën. Ajo ka kërkuar që t’i shpëtojë burgut ndaj të cilit ndodhet një hap larg. Gjatë dëshmisë para hetuesit të 18-të ditën e hënë, ajo ndër të tjera u shpreh se pas vdekjes së fëmijëve, familja e saj u shkatërrua plotësisht.

“Asnjë nënë nuk mund të lëndojë fëmijët e saj…. V dekja e Georginës, pas vd ekjes së dy vajza të para, erdhi si një goditje përfundimtare për mua dhe po ashtu edhe për familjen dhe martesën time”, u shpreh 33-vjeçarja.

Megjithatë, në përpjekjen për ta bindur për pafajësinë e saj, Roula Pispirigou duket se nuk kishte asnjë aleat, përveçse motrën e saj, ndërsa këtë herë as nëna e 33-vjeçares nuk i është gjendur pranë.

Më herët në një intervistë televizive për mediat greke, nëna e Roulës u shpreh se nuk e beson kurrë që vajza e saj të mund t’u ketë bërë keq fëmijëve të mitur, ndërsa e përshkruan si një nënë të dashur dhe që fëmijët e donin shumë.