Letra e ѕanitareѕ: Jam krenare që раѕtroj b*thët tuaja!

Sot e dëgjova sërish “ajo u lan bythët e njerëzve”. S’është hera e parë e besoj as e fundit.Por mendoj se duhet t’i them nja dy fjalë botës për punën time dhe se jam krenare që e bëj këtë punë.

Po, zonja e zotërinj, jam krenare që u pastroj b…., u pres thonjtë, i laj,ndërroj, ushqej dhe kujdesem për njerëz dhe e theksoj NJERËZ, që nuk mund ta bëjnë vetë dhe që kanë nevojë për ndihmë.

Por le ta përmbledhim këtë “larje b…”

Më kanë ardhur në majë të hundës konotacionet negative të kësaj shprehjeje që lidhet ngushtë me punën që bëj.

Është e qartë tashmë se jo të gjithë jemi të zotë në gjithçka. Për shembull, nuk mund të punoja në diçka që më detyron t’i gënjej njerëzit si avokate apo diçka e tillë.

E megjithatë ai është një profesion shumë i vlerësuar në të kundërt me profesionin tim i cili vlerësohet si ndër më të ulëtit e të përçmuarit.

Epo, të nderuar komentues të facebook, e di se shumica prej jush nuk keni patur asnjëherë nevojë që t’ua pastrojë dikush b…. dhe uroj që të mos keni nevojë asnjëherë .

Por, nëse një ditë, ndodh që të keni nevojë, unë dhe kolegët e mi do të jemi ata që do t’ju ndihmojnë që të keni një jetë sa më të mirë të mundshme , me përkushtim dhe respekt.

Vendoseni vetë se cila punë është e rëndësishme ,por ju lutem mos përdorni më shprehjen “larje b…” me përçmim ,

sepse , ndoshta një ditë dikush duhet ta bëjë këtë për ju dhe besomëni do t’i jeni mirënjohës.