E dhimbshme/ Vdeѕ 21-vjeçari, i cili рara 10 ditëѕh i ѕhрëtoi infraktit në zemër

Pas 10 ditësh luftë me jetën, sot ka ndërruar jetë 21-vjeçari A.M. nga fshati Sopijë i Komunës së Suharekës.

Ai më datë 25 mars u dërgua në spital pas një arresti kardiak, por që mjekët e shpëtuan mrekullisht.Betim Iballi, specialist i mjekësisë familjare, kishte thënë se 21-vjeçari u soll pa shenja jete në QKMF.

“Data 25.03.2022 Sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Duhël ka shkuar një pacient pa shenja jete i moshës 21 vjeçare, i cili ka pasur arrest kardiak.

Ekipi i urgjencës nën udhëheqjen e Dr.Betim Iballi dhe Dr. Bujar Martinaj ka ofruar trajtimin e duhur dhe shërbimin e nevojshëm duke rikthyer në jetë te riun.

Pacienti është derguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhej në njoftimin e datës 25 mars.