Mjekja ѕhqiрtare në Gjermani: Ja kur këѕhilloj që të bëhet vakѕina e katërt рër Сovid-19

Mjekja Aurora Dollenberg foli për fundin e pandemisë duke thënë se edhe në Gjermani, karantina është shkurtuar në një javë ndërsa vaksina e katërt këshillohet të bëhet në vjeshtë.

“Askush nuk ka më dëshirë të lërë punëtorët 2 javë në karantinë. Edhe në Gjermani është shkurtuar në 1 javë. Pacientët po kërkojnë vaksinën numër 4, por unë këshilloj që të presin vjeshtën mund të dalin variante të reja”, tha ajo në emisionin “Open”.

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, bazuar në fjalën e ekspertëve u shpreh se nuk është e rrez ikshme të ketë sëmundje të reja.

“Në verë mendoj që do dominojë BA2, ky virus po dominon dhe në Kinë. Një studim i disa ekspertëve amerikanë, teorikisht thuhet se është shumë e ulët përqindja, tjetra është që një stanjacion, një qëndrim me nëngrupet e veta që nuk do të ketë problem të madh.

Ekspertët thonë që nuk është e rrezikshme të ketë mutacione të reja. Në 30 vitet e fundit kemi pasur gjëra më të thjeshta. Ka të gjithë rreziqet e veta se sa më i vogël të jetë numri. Do të bashkëjetojmë me këtë virus, shpesh herë ngatërrohet me gripin”, u shpreh Brataj.