Rama tregon si e ka ndrуѕhuar lufta presidentin e Ukrainëѕ (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një fotografi që tregon ndryshimin dramatik që ka pësuar presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Në foto duket Zelensky para luftës, dhe 41 ditë më pas.

“DY FOTO ME 41 DITË MES TYRE

*nga 23 shkurti në Kiev në ferrin e varrezës masive në Bucha sot”, shkruan kryeministri Rama.

Zelensky u shfaq sot i traumatizuar teksa vizitoi qytetin Bucha, ku raportohet se ushtria ruse ka kryer një nga masakrat më të mëdha të popullsisë civile. Qyteti Bucha sot duket i shkretuar me shtëpi të djegura dhe rrugë të mbushura me civilë të vrarë.