Rama shkon në maternitet dhe iu thotë njerëzve bëni sa më shumë fëmijë! Gjyshja ime bëri 9, tani na vjen edhe neve dëshira por…

Gjatë vizitës së sotme në Berat, kryeministri Edi Rama u ndal edhe në maternitetin e ri, që sapo është ndërtuar. Në një postim në rrjetet sociale krahas videos, Rama shkruan se me këtë investim “merr fund edhe një rekord i absurdit të politikës nongrata, e cila e la këtë qark pa maternitet”.

“Hap dyert Materniteti i Ri i Beratit, një spital i ndërtuar me standardet më të mira ndërkombëtare, për shëndetin e nënave të reja dhe të porsalindurve të krejt qarkut të Beratit.Kështu merr fund edhe një rekord i absurdit të politikës nongrata, e cila e la këtë qark pa maternitet me vendimin qorr për tjetërsimin e maternitetit të vjetër në objekt privat.Vazhdon puna për ndërtimin e krejt rrjetit të ri modern të Materniteteve dhe Pediatrive në vend, me investime transformuese nga veriu në jug”, shkruhet në postim.

Gjatë vizitës, Rama ka bërë dhe batuta zi zakonisht, duke thënë: “Gjyshja ime heroike bëri 9. Tetë djem edhe…se gjyshi donte vajzë me patjetër. Tani kushtet janë…tani na vjen edhe ne dëshira sikur të kishim mundësi të lindnim”.

Ndër të tjera, Rama dha lajmin e mirë për mjekët dhe infiermierët në gjithë Shqipërinë. “Tani me hapin tjetër rritja e mëtejshme e pagave në qershor do e bëjmë dhe rritjen e pagave për mjekët e infermierët e mësuesit dhe ushtarakët”, tha Rama.