A ka vend рër рanik? “Kinder Surрriѕe” tërheq miliona çokollata nga tregu, përmbajnë bakterin e rrezikshëm

Kompania “Ferrero” ka tërhequr nga tregu miliona pako të çokollatave të njohura dhe preferuara për të gjithë “Kinder Surprise”.

Siç bëjnë me dije autoritetet shëndetërore angleze dhe skoceze, bëhet fjalë për çokollatat Kinder Surprisë. Konkretisht ato të prodhuara në Belgjikë dhe që kanë datën e skadencës mes 11 korrikut 2022 dhe 7 tetorit 2022.

Deri më tani kompania dyshon se ky prodhim është i kontaminuar me bakterin e Salmonelës, i cili shkakton diarre, dhimbje koke, ethe, ndërsa mund të çojë deri në humbje jete nëse nuk trajtohet siç duhet. Deri më tani janë raportuar shumë raste të Salmonelës në shtete të ndryshme të Bashkimit Europian dhe ishullit britanik duke bërë që të hidhen dyshime se lidhen pikërisht me këtë produkt.

Agjencia e Standardizimit të Ushqimeve në Britaninë e Madhe i ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos i hanë këto çokollata nëse i kanë blerë.

Para se kompania të urdhëronte tërheqjen e produktit autoritetet kryen hetime duke hedhur dyshime të forta se ishte pikërisht kjo çokollatë që kishte shkaktuar më shumë se 100 raste me Salmonelë në Europën Perëndimore dhe në ishullin britanik