Nëna e dëѕhрëruar: Kur ruѕët erdhën në qytet, νranë djalin tim të vetëm, iѕhte vetëm 27 vjeç

Ekipi i BBC hyri në vende jo shumë larg Kievit pas tërheqjes së ushtrisë ruse. Ata filmuan trupat e civilëve të v rarë e të mbetur të shtrirë në rrugë, disa me duar e këmbë të lidhura.

Irina Kostenko tregoi se çfarë ndodhi më 10 mars, kur rusët v ranë djalin e saj të vetëm Alexei.

Ata jetonin në një shtëpi të vogël, vetëm 500 metra larg vendit ku punonte Alexei, i cili ishte duke ndërruar gomat në garazh.

Kjo grua tregon se dhoma e djalit të saj u shkatërrua nga granatimet, disa javë para se të vritej.“Tani jam plotësisht vetëm. Djali im ishte i ri, ishte vetëm 27 vjeç. Ai thjesht donte të jetonte”, tha Irina Kostenko për BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ajo thotë se djali i saj ishte në ushtri, por që ditën kur u vra ishte në garazh për të punuar. Ai u v ra kur rusët mbërritën në qytet, ndërsa nëna e tij arriti të shpëtonte.

Irina e va rrosi djalin e saj në oborrin e shtëpisë së saj pasi e solli trupin e tij nga rruga me ndihmën e një karroce.

“E mbulova va rrin me një batanije për ta mbrojtur nga qentë. Nuk ka arkivol, më është dashur ta mbështjell me qilim”, tha ajo.Ajo thotë se rusët erdhën me xhipa dhe me pushkë, e v ranë dhe u larguan.

“Si të flas me ata idiotë. Unë dua që ata të vdesin. Dua që fëmijëve të tyre të u ndodhë e njëjta si djalit tim”, tha Irina.

Rusia tha se pamjet e civilëve të v rarë ishin “të rreme”, raporton BBC. /Reporteri.net