“Duam t’i tregoni botëѕ se çfarë ndodhi këtu”, Zelensky për maѕakrën në Вuсha: Nuk do ndalemi deriѕa të gjejmë…

Ukraina dëshiron t’i “tregojë botës” atë që ndodhi në Bucha, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke u zotuar se vendi “nuk do të ndalojë” derisa t’i gjejë ata përgjegjës.

Duke folur nga Bucha para gazetarëve të hënën, Zelensky tha se është “shumë e rëndësishme për ne që shtypi të jetë këtu” në qytet.

“Ne duam që ju t’i tregoni botës se çfarë ndodhi këtu. Çfarë bëri ushtria ruse. Çfarë bëri Federata Ruse në Ukrainën paqësore. Ishte e rëndësishme për ju të shihni se këta ishin civilë,” shtoi presidenti.

Imazhet tronditëse të trupave të civilëve të gjetur të shpërndarë nëpër një rrugë në Bucha kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar. Kremlini vuri në dyshim raportet në lidhje me Bucha të hënën, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat për përfshirje ushtarake ruse.

Bashkimi Evropian njoftoi të hënën se ka krijuar një ekip të përbashkët hetimor me Ukrainën për të hetuar krimet e dyshuara ruse të luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Zelensky u tha gazetarëve të hënën se situata aktuale është “çështje e jetës, vdekjes dhe torturës”, duke theksuar angazhimin e Ukrainës për gjetjen e atyre që janë përgjegjës për mizoritë.

“Ne do të bëjmë presion maksimal. Nuk do të ndalemi për asnjë minutë për të gjetur të gjithë kriminelët dhe mendoj se kjo do t’i sjellë dobi civilizimit,” vazhdoi Zelensky.

Ai paralajmëroi se “nëse nuk gjejmë një zgjidhje të civilizuar”, populli ukrainas “do të gjejë një zgjidhje jo të civilizuar” për t’u marrë me çështjet.