Kjo është këngëtarja shqiptare që sot është kaq e bukur sa 20 vite më parë

Një nga emrat më të dashur për shqiptarët, bëhet fjalë për këngëtare të njohur. Dafina Zeqiri është një nga personazhet më të dashur të skenës shqiptare, për shkak të produksioneve të ndryshme që ajo ka sjellë ndër vite.Zeqiri ka eksperimentuar shpeshherë me ‘look-un’ e saj, duke i befasuar jo pak fansat.

Megjithatë duket se pavarësisht këtyre ndryshimeve, tiparet e saj janë po të njëjtat.

Artistja ka ndarë së fundmi në llogarinë në ‘Instagram’ një bashkim fotosh ku duket se nuk ka ndryshuar aspak nga fëmijëria e saj.Ajo çfarë bie në sy është fakti se Dafina ka qenë një fëmijë mjaft i ëmbël.

Zeqiri nuk ndan shpesh momente të fëmijërisë së saj në rrjetet sociale, por duket se kjo foto e ka bërë tepër nostalgjike. ”Fina në klasën e 5-të apo të 6-të”, ka shkruar këngëtarja.