A e dini cili Shtet ka bunkerin më të madh bërthamor në botë

Zvicra është e përgatitur mirë për çdo lloj fatkeqësie bërthamore, pasi mund të strehojë një pjesë të popullsisë së saj në bunkerë bërthamorë nëse lind nevoja, shkruan albinfo.ch.

Streha më e madhe bërthamore në botë është tuneli Sonnenberg, i cili mund të strehojë mijëra njerëz për një periudhë të gjatë.

Bunkeri Sonnenberg është një tunel 1,550 m (5,090 ft) i gjatë, i ndërtuar midis 1971 dhe 1976 dhe ndodhet në Lucern, Zvicër. Ai është renovuar dhe tani ka një komoditet të mirë. Zyrtarisht, ky bunker, është streha më e madhe civile në botë për pasojat bërthamore, e projektuar për të mbrojtur 20,000 civilë në rast lufte ose fatkeqësie.

Duket se ky vend është më i mirë në botë për t’u vendosur gjatë konflikteve të mundshme lufte. /Albinfo.ch