Rama: Imazhet e tmerrѕhme të сivilëve të vrarë në Вucha nga uѕhtria ruse janë tronditëѕe

Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në Twitter, ka reaguar në lidhje me imazhet e bëra publike sot të civilëve të vrarë në Bucha të Ukrainës.

Rama shkruan se imazhet janë tronditëse dhe duhet bërë gjithçka që të hetohen këto krime të tilla të tme rrshme.

“Imazhet e t merrshme të civilëve të vrarë në Bucha të Ukrainës, nga ushtria ruse janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp”, shkruan Rama.

Sjellim në vëmendje se Ministria Ruse e Mbrojtjes ka mohuar pretendimet e Ukrainës se qindra civilë janë vr arë nga ushtarët rusë në Bucha.

Në një deklaratë, u tha se fotografitë dhe videot e shumta të publikuara nga Ukraina ishin një provokim, duke theksuar se të gjitha forcat ushtarake ruse ishin larguar nga ky qytet të mërkurën.

Ukraina ka aku zuar ushtarët rusë për vrasjen e civilëve në rrugët e Bucha, dhe imazhet nga qyteti kanë sjellë reagimin e ashpër të udhëheqësve perëndimorë ndaj Rusisë./tvklan.al