“Ata që të duan nuk do të të braktisin kurrë, edhe nëse do të kenë 100 arsye për t’u larguar”

Në vitin 2011 Steve Jobs ndërroi jetë në moshën 56 vjeçari nga kanceri në pankreas, duke lënë pas njëpasuri prej 7 miliard dollarë dhe këto janë disa nga fjalët e tij të fundit:

“Në këto momente, i shtrirë në shtrat, i sëmurë dhe duke kujtuar gjithë jetën time, kuptoj se gjithë pasuria që kam nuk ka kuptim përballë vdekjes së afërt. Unë kam para për të paguar më të mirët për çdo gjë, por nuk kam mundësi të paguaj dikë për të shëruar sëmundjen time. Paraja mund të sigurojë gjithë gjërat materiale, por një gjë nuk mundet ta blejë dot: “Jetën”.

Teksa moshohesha, vura re se një orë 300 dollarë dhe një orë 3 milion dollarë tregonin të njëjtin orar. Se një makinë 150 mijë dollarë dhe një makinë 15 milion dollarë mund të të çonin në të njëjtin destinacion. Se një verë 150 dollarë dhe një verë 1500 dollarë të dehnin po njësoj. Se në një shtëpi 300 metra katrorë, apo në një shtëpi 3000 metra katrorë, vetmia ishte e njëjta.

Lumturia e vërtetë nuk vjen nga gjërat materiale, ajo vjen nga dashuria që na japin të dashurit tanë. Kështu që shpresoj ta kuptoni se kur keni pranë miq të mirë, ose dikë me të cilin të flisni hapur, të ndiheni të lumtur. Kjo është lumturia e vërtetë. Pesë fakte janë të pamohueshme:

– Mos u edukoni fëmijët tuaj të jenë të pasur. Edukojini ata të jenë të lumtu, në mënyrë që kur të rriten, tëdinë vlerën e gjërave, jo çmimin e tyre.

– Konsumoje ushqimin si një ilaç për të parandaluar sëmundjet, përndryshe do të konsumosh ilaçet si njëushqim.

– Ata që të duan nuk do të të braktisin kurrë, edhe nëse do të kenë 100 arsye për t’u larguar. Ata do tëgjejnë gjithmonë një arsye për të të qëndruar pranë.

– Ka një dallim të madh mes të qenurit njeri dhe të qenurit njerëzor.

– Nëse do të mbërrish diku shpejt, shko i vetëm. Ama nëse do të mbërrish larg, duhet të kesh dikë pranë.

Dhe si përfundim: “Në çdo fazë të jetës që ndodheni, falenderojini dhe shijojini në maksimum gjërat e vogla. Vlerësojeni dashurinë e personit që keni pranë, të familjes dhe miqve tuaj, në mënyrë që kur jeta juaj të jetë drejt fundit, t