Përkeqësohet moti, reshje të dendura dëbore në disa vende, ja kur do të kemi përmirësim

Ditën e hënë do të kemi prezencë të reshjeve të shiut dhe të dëborës në zonat malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak përmirësim të motit do të kemi në mesjavë kur do të mbizotërojnë orët me vranësira e diell. Ditën e enjte kalimi i një fronti do të sjellë vranësira të dendura dhe reshje shiu, shtrëngata si dhe dëbore në majat e maleve në verilindje.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi mesatare ndërsa gjatë ditës së enjte edhe e vrullshme përgjatë bregdetit. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë.