Ρamje të rënda: Rruga mbuѕhet me truрat e сiviΙëve të νrarë, Ukraina e quan ‘maѕakër të рlanifikuar’

Trupat e pajetë të 20 civilëve janë parë në një rrugë të vetme, në qytetin Bucha, afër Kyivit, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.

Pamje të rënda të civilëve të v rarë janë publikuar nëpër media, duke u bërë testamenti i terrorit rus në Ukrainë.

Pamjet janë shpërndarë vazhdimisht sot gjatë ditës në media botërore e nga organizata dhe figura publike mbarë botën. Ukraina këtë e ka quajtur gjenocid.

Mykhailo Podolyak, këshilltar nga Presidenca ukrainase, i cili është edhe pjesë e ekipit negociator të Ukrainës, i ka rishpërndarë fotografitë të dielën, duke e quajtur këtë “masakër të planifikuar”

Në këto pamje, shihet një burrë, të cilit i janë lidhur duart nga prapa. Një tjetër shihet se është qëlluar derisa po ngiste biçikletën.

Pamjet e llahtarshme nga qyteti ukrainas Bucha janë fotografuar nga Agjencia e shtypit francez, të shtunën, në ditën kur Ukraina e deklaroi këtë qytet të çliruar prej forcave ruse.

Këto mizori po kryhen derisa forcat ruse kanë nisur të largohen nga rrethina e Kyivit, ku qëndruan që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, në përpjekje të dështuara për të hyrë në kryeqytetin e Ukrainës.

“Kufomat e njerëzve të ekzekutuar janë akoma në rrugë. Duart e tyrë janë të lidhura pas shpinës dhe janë qëlluar në kokë prapa”, i ka thënë Reutetersit kryetari i Buchas. /Express/