Plas keq në Për’puthen Prime/ Efi-Filloretës: Mos më ngri zërin mua, X-in futja vetes

Në këtë puntatë të Për’puthen Prime pati shumë debate mes konkurrentëve.

Mevlani dhe Filloreta kanë pasur përballjen e tyre të parë në program, pasi kjo e fundit nuk u ndje mirë që konkurrenti kërceu me Efin në ditën kur u transmetua takimi i tyre. Ajo erdhi nga Zvicra vetëm për Mevlanin, të cilit i kërkoi falje duke i thënë se nuk ka dashur t’i bëj presion apo ta vendosi në pozitë, por sipas saj veprimet e tij e kanë bërë atë të ndihet e pavlerësuar.

Në një pikë të bisedës Efi përfshihet në përballjen e tyre dhe kjo çon në një debat mes saj dhe Filloretës.

Filloreta: Së pari duhet të rrish drejt kur të flasësh me mua.

Mevlani: Ou, duhet të na mësosh edhe si të rrimë tani?!

Filloreta: Unë jam një princeshë, duhet të më vlerësosh! Koha ime është shumë e çmuar, unë nuk kam nevojë për sponsora, kam jetën time në Zvicër. Unë të kërkoj falje për atë situatë, po të lë kohën e duhur.

Mevlani: Duhet që të dy ne të kemi kohën e duhur. Mua më duhet kohë që të të njoh.

Filloreta: Ti je mësuar me femra të tjera. Unë kam ardhur nga Zvicra, i kam lënë sendet e mia për ty. Edhe ti nuk je duke i vlerësuar.

Ndërhyn Efi: Edhe çfarë?

Filloreta: Mos më ndërpre. Unë jam në përballje.

Efi: Mos ma ngri zërin. Zërin mos ma ngri.

Filloreta: Nuk mundesh dot të më ndalosh zërin. Këtu është për përballje jo për ty. Ti je ‘X’ këtu.

Efi: ‘X’-in futja vetes ti, mua jo. Mua mos më bërtit më. Vazhdo fol përballë dhe mos ta dëgjoj më zërin të ma ngresh mua.

Mevlani: Duke ofenduar të tjerët…

Filloreta: Ti je në përballje me mua lëri të tjerët.

Mevlani: Ti mund të vazhdosh (Çohet nga karrigia për t’u ulur në vendin e tij me konkurrentët tjerë)

Filloreta: Ke një princeshë përballë, nuk ke femra pa lidhje.

Efi: Mos ul femrat e tjera ti duke ngritur veten.