Shumë larg jetës lukzose të Instagramit, zbulohet jeta e re e ish të dashurës së Stresit si kameriere në club-et e natës

Kejsi dhe Stresi prej vitesh kanë qenë në një histori të komplikuar. Dyshja që patën një histori të gjatë, të celebruar edhe në martesë, i ka dhënë fund rreth 1 vit më parë, pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh. Me sa duket, kjo ndarje ka qenë përfundimtare, duke mos pasur më dritë jeshile për raportin e tyre.

Por tashmë që gjithçka ka përfunduar, Stresi vijon jetën dhe karrierën e tij në Shqipëri, ndërsa Kejsi është rikthyer në Kanada. Në rrjetet e saj sociale, ajo shihet se bën një jetë luksoze, ku nuk i kursen drekat, darkat, udhëtimet. Por pas fasadës së rrjeteve sociale, duket se edhe ish-bashkëshortja e Stresit bën një punë të zakonshme, si çdo emigrant tjetër.

Në fotot e publikuara, ajo është në krye të detyrës, teksa punon si kameriere në një club të Torontos. Ajo shihet përkrah kolegeve të saj, duke mbajtur në duar edhe porositë e radhës. E natyrisht që edhe Kejsi, që në vendin tonë është e famshme, në punën e saj mban uniformë si gjithë të tjerët, duke mos u ndikuar nga fama e Shqipërisë.