Zbulohet mutacioni i ri “XE” në Britaninë e Madhe

Zbulohet në Britaninë e Madhe, një mutacion i ri i koronavirusit. Bëhet fjalë për mutacionin XE që sipas shkencëtarëve vendas është 10% më ngjitës se varianti BA.2 i Omicronit, që konsiderohet si varianti që përhapet më shpejt krahasuar me të gjitha mutacionit që kanë qarkulluar deri më tani.

Autoritetet shëndetësore britanike thonë se praninë e mutacionit të ri e kanë zbuluar tek të paktën 600 pacientë të infektuar me Co vid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi që përhapja e mutacionit të ri të mbahet nën mbikqyrje. Tani për tani nuk dihet nëse ky mutacion shkakton pasoja më të rënda shëndetësore se Omicroni.

Por eksperienca me mutacionet e CO VID-it ka treguar se sa më shpejt të përhapet një variant i ri, aq më pak dëme shëndetësore shkakton, siç tregoi edhe përhapja e Omicronit.

Nga kqyrjet laboratorike rezulton se XE ka rrënjë të ngjashme me Omicronin dhe mund të konsiderohet edhe si një variant i ri i tij.

Përhapja e variantit të dytë të heshtur të Omicronit BA2 është përgjegjëse për një valë të re përhapjeje në disa vende të botës, kryesisht në Kinë por edhe në Gjermani e Austri.

Por teksa në Kinë, zonat e përhapjes po përballen me masa të ashpra bllokuese, në Europë, BA2 nuk shihet me shqetësim, si pasojë e vaksinimit në nivele të larta dhe fataliteteve të ulta.

Tv Klan