Për herë të parë në histori, falet Taravia në sheshin Times të New Yorkut

Qindra mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin Times të New Yorkut, gjatë të shtunës mbrëma për të kryer ritet fetare me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mbi 15 mijë shujta janë shërbyer në këtë shesh, për të shënuar ditën e parë të Ramazanit.

“Për myslimanët, nuk është vetëm agjërim, ne këtë e bëjmë për të qenë me afër dhe me krijuesin tonë, Allahun”, tha SQ, një prej organizatorëve të këtij tubimi.

Kjo është hera e parë në histori që në këtë shesh të New Yorkut po organizohet falja e natës (Taravi) nga myslimanët. /Telegrafi/