Ѕtrategjia e re e ukrainaѕve/ Iu ofruan simite të heImuara uѕhtarëve rusë në Izium, 2 të νdekur, 28 rëndë në spitaΙ

Ukrainasit nuk ndalen në tentativat e tyre për të mbrojtur me çdo kush territoret. Trupat ruse pranë Kharkiv-it v diqën pasi hëngrën simite të he lmuara të mbushura që iu dhanë si ‘dhuratë’ nga qytetarët ukrainas.

Kështu ka pohuar një agjenci e inteligjencës ukrainase.

Dy ushtarë nga Divizioni i 3-të vdiqën menjëherë pasi hëngrën ushqimet e shijshme të servirura nga qytetarët e Izium-it, njoftoi të shtunën në një postim në Facebook Drejtoria së Inteligjencës së Ukrainës.

28 trupa të tjera ruse janë në kujdes intensiv pas helmimit, ndërkohë që disa qindra të tjerë që vuajnë gjithashtu nga ‘sëmundje të rënda’ pasi kishin pirë alkool të helmuar, që ia kishin dhënë civilët ukrainas.

“Ukrainasit i rezistojnë pushtuesve me të gjitha mjetet e disponueshme. Sipas informacioneve, banorët vendas të rrethit Izium (rajoni i Kharkivit) ‘trajtuan’ rusët e Divizionit të 3-të me byrekë të helmuar.”, thuhej në njoftimin e Drejtorisë së Inteligjencës së Ukrainës.

“Për pasojë, dy pushtues vd iqën menjëherë, 28 të tjerë u dërguan në reanimacion. Rreth 500 ushtarakë të tjerë të Divizionit të 3-të janë në spitale për shkak të helmimit të rëndë nga alkooli, me origjinë të panjohur.” sqaron më tej deklarata. Izium pritet të ketë më shumë luftime në javët e ardhshme, ndërsa Putini përpiqet dëshpërimisht të ndryshojë fatin e tij pas një fillimi shambolik të pushtimit të tij në Ukrainë, raporton ‘Daily Mail’.

Ky qytet paraqet rëndësi strategjike për Rusinë pasi do t’i lejonte trupat ta përdorin atë si një bazë për sulme të qëndrueshme në Donbas si dhe për rifurnizuar trupat e Putin me qytetin afër kufirit rus. Kontrolli i qytetit do t’i lejonte rusët të koordinoheshin me forcat që luftonin më në jug në rajonin e Donbasit dhe të ndanin frontin lindor dhe të izolonin forcat jugore të Ukrainës nga ato që luftonin në veri.