




Kryenegociatori rus Vladimir Medinsky është shprehur se ende nuk janë pjekur kushtet për të patur një takim Putin-Zelensky, për zgjidhjen e situatës në Ukrainë.
Ai ka theksuar se qëndrimi i Rusisë për Krimenë dhe Donbas-in, është i pandryshuar.
Ai shpjegon se bisedimet e paqes nuk kanë qenë aq të frytshme sa të takohen të dy liderët.





Kështu duket se Medinsky ka përgënjeshtruar raportet e mëparshme sipas të cilave mendohej që Moska kishte rënë dakord “verbalisht”.
Nga ana tjetër kryenegociatori ukrainas David Arakhamia u tha mediave të shtunën se Rusia u ka dhënë një përgjigje zyrtare të gjitha qëndrimeve, që është se ata pranojnë qëndrimin (ukrainas), me përjashtim të çështjes së Krimesë.