E FUNDIT/ Pas Kievit, ukrainasit rimarrin kontrollin e një tjetër qyteti, largohen rusët

Rimarrja e kontrollit të Kievit dje ishte një lajm i bujshëm, por ofensiva ukrainase duket se nuk ka mbaruar me kaq. Ata kanë rimarrë kontrollin e Pripyat, qyteti fantazmë pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit, tha të dielën Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Sot, më 3 prill, njësitë e parashutistëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës morën kontrollin e zonës së qytetit të Pripyat dhe zonën përgjatë kufirit shtetëror të Ukrainës me Republikën e Bjellorusisë”, thuhet në një postim në Facebook.

Postimi përfshinte një fotografi të flamurit ukrainas që fluturonte mbi qytet.Pak histori: Pripyat u evakuua në vitin 1986 pas shpërthimit dhe zjarrit në Çernobil, fatkeqësia më e keqe bërthamore në botë.

Më shumë se 30 njerëz vdiqën menjëherë pas shpërthimit, i cili shpërtheu reaktorin nr. 4 të Çernobilit më 26 prill 1986.

Në fund të shkurtit, gjatë javës së parë të luftës, uzina e Çernobilit dhe territori përreth saj ranë në duart e trupave ruse.

Por të enjten, trupat ruse njoftuan synimin e tyre për t’u larguar dhe për t’ia dorëzuar kontrollin personelit ukrainas, sipas ndërmarrjes shtetërore që mbikëqyr termocentralet bërthamore të Ukrainës.