Rusia ѕuΙmon Odeѕën/ Рerla e Detit të Zi, zgjohet nga bombardimet ruѕe

Shtëllunga të mëdha tymi të zi mbuluan qytetin port të Odesës në orët e para të mëngjesit të së dielës. Rusët kishin goditur perlën e Detit të Zi.

Serhii Bratchuk, zëdhënësi i Shtabit Operacional të administratës ushtarake rajonale të Odesës, tha se ruset kishin goditur një depo karburanti dhe zona të tjera kritike më të paktën 6 raketa, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima.

Qyteti bregdetar i Odesës ka qenë një vend në dukje larg pushtimit rus dhe një strehë për ukrainasit e zhvendosur nga zonat që kanë përjetuar luftimet më të ashpra. Por Odesa ka qenë e përgatitur për një sulm rus prej javësh,ku qendra e qytetit është mbushur plot me barrikada antitank.

Ndërkohë Inteligjenca ushtarake britanike tha se ka parë një përqendrim të aktiviteteve ajrore ruse në juglindje të Ukrainës, gjë që sugjeron se është pjesë e rifokusimit strategjik të Moskës në rajon.

Përderisa forcat ruse ende nuk janë në gjendje për një zbarkim tokësor në Ukrainë, Mbretëria e Bashkuar thotë se ky do të ishte një operacion i rrez ikshëm. Kjo pasi, sipas inteligjencës ushtarake britanike, forcat ukrainase tani kanë mundësi që të përgatiten për një gjë të tillë.

Nnga ana tjetër në informacionet e përditësuar lidhur me operacionet ushtarake, Ukraina thotë se ushtria e tyre ka zmbrapsur disa sulme ruse.

“Në territorin e Donjeckut dhe Luhanskut [Donbas] mbrojtësit e Ukrainës kanë zmbrapsur gjashtë sulme të armikut, duke shkatërruar katër tanke, gjashtë njësi të makinave të blinduara dhe shtatë njësi të tjera të makinave të armikut”, sipas Ukrainës.

Top Channel