Ekѕрerti i UFO-ve: Alienët do të kenë frikë nga Will Smith рas shuрlakëѕ në Oscars

Sipas një eksperti të UFO-ve, alienët mund t’i frikësohen Will Smith-it pasi goditi Chris Rock me shuplakë në Oscars.

Pas momentit dramatik që aktori goditi komedianin Chris Rock në ceremoninë e fundit të Oscars, për shkak se ky i fundit bëri një “shaka” për gruan e Smith, Jada, një ekspert UFO-sh ka menduar se si mund të reagojnë alienët pas këtij veprimi.

Nick Pope, mendon se incidenti mund të ketë bërë që Smith-i të duket si një qenie njerëzore e frikshme në sytë e alienëve.

Sipas mediave të huaja, eksperti i UFO-ve është shprehur:

Nëse jashtëtokësorët po vëzhgojnë Tokën, ose janë duke na monitoruar si pjesë e një studimi shkencor të qytetërimeve në zhvillim ose ndoshta si zbulim, do të marrin shumë informacione nga transmetimet tona televizive. Kështu që nëse alienët po planifikojnë një pushtim, ata do të mendojnë se Will Smith është shpesh personi që ne vendosim për të mbrojtur veten.

Alienët mund të mendojnë gjithashtu se ai është një nga elita sunduese e Tokës për shkak të filmave që ka luajtur si aktor. E gjithë kjo varet nëse alienët e kuptojnë konceptin e fiksionit.