Рo Iuftojnë Сovidin/ Kinezët ndajnë fëmijët nga рrindërit e tуre, nënat në ankth

Një nënë në Shangai, e cila e dërgoi fëmijën e saj në një spital lokal me ethe javën e kaluar, thotë se vajza u dërgua në një qendër karantine për fëmijë, ndërsa ajo qëndroi në spital. Si nëna ashtu edhe vajza e saj rezultuan pozitive për C ovid. Por e reja shprehet e shqetësuar se nuk ka patur asnjë foto dhe se ndihet në ankth për të bijën, raporton nypost.

“Nuk kam pasur fare foto. Jam shumë në ankth, nuk e kam idenë se në çfarë situate është vajza ime. Mjeku tha se rregullat e Shangait janë që fëmijët duhet të dërgohen në pika të caktuara, të rriturit në qendrat e karantinës dhe nuk lejoheni të shoqëroni fëmijët”- tha nëna e fëmijës ditën e djeshme.

Ajo tha gjithashtu se disa fotografit të fëmijëve që qanin të publikuara në rrjetet sociale që pretendohej se ishin në spital, kanë rritur më shumë shqetësimin e nënës.

Megjithatë Qendra Klinike e Shëndetit Publik të Shangait tha se fotot dhe videot që qarkullojnë në internet nuk ishin objekte karantine për fëmijët, por ishin pamje të kapura në momentin kur një spital po zhvendoste repartin e tij të pediatrisë në një ndërtesë tjetër për të “përmirësuar mjedisin spitalor”.