‘’Mos ma ngri zërin’’/ Debat i ashpër mes Efit dhe Filloretës, Mevlani braktis përballjen

Konkurrentja e re e emisionit të dashurisë ‘’Përputhen’’, Filloreta Pira që në prezantimin e saj të parë deklaroi se ka ardhur me qëllime të qarta në program. Ajo u shpreh se ka pëlqim vetëm për një konkurrent, Mevlan Shabën.

Por siç duket gjërat mes tyre nuk shkuan mirë, kur puntatën e kaluar Shaba ishte në takim me Filloretën dhe ftoi Efin për një kërcim. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak asaj, dhe në një moment braktisi studion.

Pasi përfundoi kërcimin me Efin, Mevlani doli jashtë për të qetësuar Filloretën. Gjatë mbrëmjes së sotme, ata kanë pasur një përballje për të sqaruar të gjithë siatuatën mes tyre, por që biseda ka agravuar. Në përballje është përfshirë edhe Efi, ku kanë debatuar me tone të ashpra. Nga ana tjetër Mevlani ka braktisur përballjen me Filloretën.

Filloreta: Ti je mësuar me femra të tjera, unë kam ardhur prej Zvicre, unë i kam lënë të gjitha për ty dhe ti nuk je duke i vlerësuar. Mos më ndërpre.Mevlani: Edhe çfarë pastaj?

Filloreta: Mos më ndërpre. Unë jam në përballje.Efi: Mos ma ngri zërin. Zërin ti mos ma ngri.Filloreta: Këtu është përballja, jo te ti.Efi: Shyqyr që e nxorre veten ti njëherë.

Filloreta: Unë e kam këtu përballjen. Ti je x këtu.Efi: X-in futja vetes ti. Mua jo.Filloreta: Vetëm këtu duhet të dëgjohet zëri dhe jo përballë. Mua mos më bërtit më.

Filloreta: Unë bërtas kur të dua unë.Efi: Mos ma ngri zërin fare mua, vazhdo fol përball dhe mos ta dëgjoj zërin të ma ngresh mua. Hajde qetësohu.

Filloreta: Kam dashur ta zbuloj a je ashtu siç e ke prezantuar veten, lëri të tjerë. Ti je në përballje me mua. Nuk je me të tjerët
Mevlani: Ti mund të vazhdosh…