Me shpejtësi dhe goditje të fuqishme – Florian Marku nokauton Chris Jenkinsin dhe mbron titullin IBF

Florian Marku ka arritur ta mbrojë titullin IBF në peshat e lehta, duke nokautuar Jenkins në raundin e katërt.

Raundi i parë filloi me mjaft kujdes nga boksieri shqiptar, që priste nga kundërshtarin Chris Jenkins që të hapej më shumë, pasi ky i fundit shfrytëzoi më shumë gjatësinë e tij.

Në të dytin, Marku ishte më kërkues dhe e bëri disi Jenkinsin të tërhiqej në qoshe, duke synuar të lëshonte goditje të fuqishme, por që kishte tërheqje të vazhdueshme nga ky i fundit.