Akѕident tragjik në Itali: Vdeѕin dy vëllezërit ѕhqiptarë që iѕhin nisur për рunë

Dy vëllezër shqiptarë humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksѕident rrugor në zonën e Chessa të Italisë.

Të dy jetonin në Arcile ku u integruan në komunitetin lokal.

Më i vogli kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë dhe i madhi kishte tre fëmijë. Dy vëllezërit ishin nisur për në punë.

28-vjeçari shqiptar po udhëtonte me makinën e tij kur u përplas ballë për ballë me makinën e dy vëllezërve shqiptarë dhe më pas të dy makinat përfunduan në kanalet anës rrugës.

Aksѕidenti ka ndodhur në Chessa në udhëkryqin midis Pupille dhe Arcille, shkruan mediumi italian igiunco.

Incidente mortale 2 aprile 2022
Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin.